Connect with us

Kuriozitete

Video me zemër në dorë/ Çifti shkon për të filmuar klipin e dasmës, i merr përpara dallga e detit, çfarë ndodhi më pas

Published

on

Klipi i dasmës për pak sa nuk është kthyer në tragjedi për një çift në Kaliforninë e madhe. Ata ishin duke bërë një set forografish në momentin kur një dallgë e madhe i ka marrë me vete në Oqeanin Paqësor, duke shkaktuar momente paniku.

Kanë qenë disa roje ata që kanë ndërhyrë për të shpëtuar çiftin, dhe për ti nxjerrë ata në breg të detit, ndërsa iu është dhënë dhe ndihma e parë mjekësore.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme dallga ka qenë shumë e madhe, ndërkohë që fustani i bardhë i nuses tashmë ishte bërë qull, por fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa pasoja të rënda.