
E vështirë edhe për ta menduar, por tifozët e Novi Pazar, skuadër në kampionatin serb, kanë thirrur në kor emrin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Emri i Thaçit u përdor nga tifogrupi vendas për t’iu përgjigjur ultrasve të Partizanit të Beogradit, të cilët thërrisnin emrin e Ratko Mladic, komandantit serb të akuzuar për vrasjen e mijëra boshnjakëve të pafajshëm.
Tifozët vendas thirrën në kor edhe “vritini serbët”, teksa ndeshja u ndërpre për disa minuta. Duket e pakuptimtë se si tifozët e një ekipi serb të bëjnë këto thirrje kundër serbëve, por ka një shpjegim.
Novi Pazar është qendra kulturiore e boshnjakëve në Serbi, ndaj edhe pjesa më e madhe e popullsisë janë boshnjakë, ndaj thirrjet për Ratko Mladic ishin një provokim i hapur për ta, por ata nuk ngurruan të thërrisnin emrin e Hashim Thaçit, një nga themeluesit e UÇK në luftën ndaj Serbisë.