Connect with us

Aktualitet

Videot në Tik-Tok, gjyqtarja Enkeleda Kapedani jep dorëheqjen

Published

on

Enkeleda Kapedani ka dhënë dorëheqjen si zv.kryetare e Gjykatës së Elbasanit, pas publikimit të videove në rrjetin social Tik-Tok.

Kapedani ka komunikuar dorëheqjen e saj në seancën dëgjimore të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ka dhënë sqarimet e saj për videot e publikuara.

“Mos lejoni që bota e krimit të ndikojë tek vendimi juaj. Kërkoj ndjesë edhe me shprese që KLGJ do të japë një vendim të drejtë,” u shpreh gjyqtarja.

Kapedani kërkoi ndjesë për mënyrën sesi është shfaqur, duke pranuar se mëkati i saj i vetëm është publikimi i videove.