Aktualitet

Vijojnë aksidentet në rrugët e vendit, dy mjete përplasen keq në Krujë-Thumanë, një i plagosur rëndë

Published

on

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite, pas atij tragjik me 4 viktima që ndodhi mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Dy autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është lënduar një nga drejtuesit. Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Fushë-Krujë – Thumanë, pranë kryqëzimit të Borizanës.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe hetimin e shkaqeve.

Ka mbërritur dhe ambulanca, por i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital pasi ka marrë dëmtime serioze, por raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Exit mobile version