Lajme

Vjedhin naftë në vendin e punës, arrestohen nga policia

Published

on

Policia Vendore në Durrës, deklaroi se ka arrestuar në flagrancë dy persona në Shijak, pasi akuzohen për “vjedhje të kryer në bashkëpunim”, duke “shpërdoruar detyrën.

Njoftimi i plotë:

Shijak

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

B.Ç., 36 vjeç, banues në Vorë;

Xh.S., 30 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

 

Arrestimi i tyre u krye pasi në ambjentet e një firme tullash në Maminas, ku dhe ishin të punësuar me detyrë manovrator të mjeteve, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke vjedhur  nafte.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Exit mobile version