Aktualitet

“Vjedhje dhe shpërdorim”, Basha në Kombinat: Pas 25 prillit do ta përmbyllë rindërtimin dhe do t’i japë fund vuajtjeve

Published

on

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me banorë dhe biznese në Njësinë 6 në Kombinat.

Qytetarë të shumtë e ndalën liderin e opozitës në rrugë duke ngritur problematika të shumta nga kriza e thellë social-ekonomike, deri tek procesi i rindërtimit nga tërmeti.

Pikërisht për këtë proces, Basha i dha garanci qytetarëve se pas 25 prillit, si kryeministër i vendit do ta përmbyllë rindërtimin dhe do t’i japë fund vuajtjeve të familjeve që kanë humbur banesat e tyre.

“Rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi, vjedhje dhe shpërdorimi. Kjo është arsyeja kryesore dhe arsyeja e vetme pse njerëzit po vuajnë. Se këta edhe rindërtimin e kanë parë si një mundësi për të vjedhur njerëzit. Si një mundësi për të mbush xhepat e tyre.

Unë ju garantoj që qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertë që do të përshpejtojnë dhe do t’i japin fund procesit të zvarritur të të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti sipas kërkesave të tyre, jo sipas planeve të oligarkëve dhe të hajdutëve.

Prandaj 25 prilli është një ditë ndryshimi për të gjithë dhe është një ditë fitoreje edhe për familjet e goditura nga tërmeti. Ne do të bëjmë procesin transparent, do ta përshpejtojmë. Ne do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve”, -shpjegoi Basha gjatë bisedës me qytetarë të shumtë që kishin dalë rrugëve për ta takuar.

Kreu i PD, tha se ndryshe nga Rama ai nuk premton për fushatë, por vjen me një plan angazhimesh konkrete për ti realizuar pas 25 prillit.

“Kanë 8 vjet në pushtet. Sa herë vijnë zgjedhjet premtojnë, asnjëherë nuk i kanë mbajtur premtimet. E nisëm bisedën dhe ju përmenda. Premtoi 300 mijë vende pune, çoi 300 mijë e kusure shqiptarë në azil.

Premtoi shëndetësi falas, po e shikoni, tani që erdhi pandemia i kanë dalë petët lakrorit por ju e dini 8 vite me radhë sa keq ka qenë shëndetësia se lekët e shëndetësisë i ka marrë dhe ja ka dhënë një grushti oligarkësh.

Premtoi legalizime falas, të njëjtën gjë premtoi edhe me tërmetin, të njëjtën gjë premtoi edhe me pandeminë edhe në kohën e pandemisë me tendera sekretë vodhi lekët e shqiptarëve në vend që t’ju jepte ndihmë.

Kur vjen koha e zgjedhjeve hap thesin e premtimeve boshe. Me mua s’ka premtime. Më fal. Me mua s’ka premtime. Ne kemi dy vjet që punojmë për një plan.

Dy vjet kemi që punojmë për këtë plan me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj që na mbështesin. Nuk ka premtime. Këto janë angazhime, janë pjesë të një plani”, -tha Basha.

Exit mobile version