Connect with us

Bota

Von Cramon: Dialogu me Beogradin është çështje që s’mund të neglizhohet

Published

on

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Me këtë urim, ajo ia ka përmendur Kosovës edhe dialogun me Serbinë, që sipas saj s’duhet të neglizhohet assesi, raporton Gazeta Express.

“Gëzuar ditën e pavarësisë #Kosovë! Ju keni bërë shumë hapa në rrugën e gjatë dhe ajo që është përpara jush nuk është vetëm e lehtë. Por vendi juaj është plot potencial. Paqëndrueshmëria shpesh duket si rregull jo përjashtim, por për shoqërinë do të jetë më i rëndësishëm #polarizimi dhe më shumë #bashkimi”, ka shkruar Von Cramon

Ajo ka thënë se përveç luftimit të korrupsionit dhe zhvillimit të ekonomisë, dialogu me Serbinë s’duhet të neglizhohet.

“Kosova dëshiron të shkojë përpara në rrugën e saj evropiane dhe ka shumë punë përpara. Brenda saj, ju duhet ta luftoni korrupsionin dhe ta ndihmoni ekonominë, por dialogu me Beogradin është diçka që nuk mund ta neglizhoni. Pa një marrëveshje me Serbinë, nuk ka perspektivë për integrimin në BE”, ka theksuar ajo.

Von Cramon i ka përmednur edhe kompromiset që duhet t’i bëjë Kosova.

“Askush nuk duhet të presë që ka një të ardhme më të mirë përpara pa punë, angazhim dhe madje pa kompromise. Tani ka mundësi të reja, përdorni ato! Dhe sot shijoni pushimet tuaja! Urime Dita e Pavarësisë!”, shkroi Von Cramon. /Express/