Aktualitet

Vranësira dhe reshje, ja parashikimi i motit për sot

Published

on

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm por që pasdite vranësirat do të shtohen duke bërë që ditën e mërkurë i gjithë vendi të përfshihet nga reshjet.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 21ºC në 31°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 32°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

 

Exit mobile version