Bota

Vrasësi e përdhunuesi i mësueses 23-vjeçare, gjendet me fyt të prerë në qeli

Published

on

Një maniak që vrau një mesuese 23-vjeçare në takimin e parë me të pasi ishin njohur online, është gjetur i vdekur në burg nga zyrtarët, me fytin e prerë.

‘Monstra’ Carl Langdell u gjet në qelinë e tij me plagë të rënda në qafë, nga rojet e burgut të Wakefield në West Yorkshire në Britani.

30-vjeçari po kryente burgimin e përjetshëm për vrasjen e 23 vjeçares Katie Locke e cila u gjet e mbytur në një hotel, pas takimit të tyre të parë në ditën e Krishtlindjeve më 2015.

Rojet e burgut ishin vënë në alarm për incidentin pasi dëgjuan zhurma nga qelia e të burgosurit, me sëmundje mendore, shkruan e përditshmja vendase  The Sun.

Një burim tha për gazetën: “Ai u gjet në qelinë e tij me fytin e prerë”.

Rojet raportohet se ishin përpjekur ta shpëtonin teksa ishte i shtrirë përtokë i mbuluar në gjak, por i burgosuri vdiq në ambulancën që po e çonte në spitalin e Pinderfields.

Vdekja e tij raportohet se nuk po trajtohet si e dyshimtë, që do të thotë se mund të ketë qenë vetëvrasje.

Langdell, nga Hertfordshire, u burgos përjetë në qershor 2016 me një minimum prej 26 vitesh pasi pranoi vrasjen e Locke.

Dyshja ishin njohur në rrjetin ‘Plenty of Fish’, vetëm dy javë para ngjarjes.

Langdell kishte gënjyer Locke duke thënë se ishte avokat dhe se zotëronte kompaninë e tij.

Pasi e kishte vrarë vajzen në hotelin Theobalds Park, Langdell kishte bërë foto të trupit të viktimës para se të bënte seks me të.

Policia zbuloi më vonë fotot e trupit të viktimës në celularin e të dyshuarit, të cilat ai ishte përjekur të fshinte.

Ai kishte mbështjellë trupin e saj me një batanije të hotelin dhe ishte përpjekur ta hidhte në një kosh në ambjentet e hotelit.

Langdell i kishte thënë më vonë nënës së tij se ishte një ‘monster’, para se të pranonte se kishte vrarë zonjushën Locke gjatë një loje seksuale që shkoi gabim.

Në gjykatë ishte thënë se Langdell i kishte rrëfyer një punonjësi të shëndetit mednor se kishte fantazi për të prerë fytin e një gruaje, nëntë muaj para ngjarjes.

Në një hetim pas ngarjes u zbulua se autoritetet kishin humbur disa mundësi për të vlerësuar rrezikun që ai përfaqësonte për shoqërinë.

Exit mobile version