Connect with us

Aktualitet

Vrasja e 34-vjeçarit Eri Zefi, prokuroria mbyll hetimet, çon për gjykim shokun që e nxori në pritë

Published

on

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi, ngjarje e ndodhur me 2 tetor të vitit 2019 në fshatin Zall-Xhuxhe të Njesisë Administrative të Fanit në Mirditë.

Në lidhje me këtë krim është dërguar i pandehur Mikel (Gjovalin) Alia dhe ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes së kryer në bashkëpunim, raporton “News 24”.

Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës të 1 tetorit të vitit 2019-të pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg rrugës së kombit, ndërsa ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i tij është i dënuar për vrasje.tpz.al