Aktualitet

Vrasja e 40 vjeçarit në Durrës, gjendet një makinë e djegur në Sukth

Published

on

Një makinë e djegur është gjetur sot në Sukth, që mendohet se i përket autorëve të vrasjes së 40 vjeçarit Edmond Koçit në Durrës.

Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 08:40 të mëngjesit, në lagjen Nr.16.

Sipas policisë, mjeti i djegur, tip Benz’ dyshohet se ka qenë me targa të vjedhura.

“Në lidhje me informacionin e mësipërm në Sukth është gjetur duke u djegur një mjet tip “Benz”, me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit,” thotë policia.

Exit mobile version