TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e Behar Sofisë,që u ekzekutua ditën e sotme me du plumba silenciator në mes të Tiranës.
I ftuar në studion e Abcnews,, Hoxha ka thënë se vrasja ka qenë me pagesë duke shtuar se vrasja e tij është është tipike vrasje mafioze ku ezkekutori nuk ka lidhje me viktimën.
Ndër të tjera ka thënë se biznesmeni ka qenë një ka qenë një emër në qarkullim që askush nuk i afrohej dhe sipas tij ka pasur edhe tentativa të mëparshme për ta vrarë. Gazetari ka dhënë dhe detaje të tjera duke thënë se Sofia ka qenë pjesë e FA dhe pastaj është larguar drejt Turqisë duke shtuar më tej se ai ishte një prej personazheve më të fuqishëm në botën e krimit.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook,
Dosja.al
“Ngjarja e sotme është shumë e rëndë për mënyrën si ndodhi, orarin dhe vendi., Këto janë vrasje me mesazh brenda., Mesazhi në këtë rast nuk ka objektiv vetëm ekzekutimin e viktimës. Më duket e ngjashme me vrasjen e bankierit Santos, para bankës për t’i çuar mesazh objektivit. Kjo është tipike vrasje mafioze me vrasës të paguar ku ezkekutori nuk ka lidhje me viktimën. Në vendin e ngjarjes është parë një qitës i vetëm. Kjo mund të jetë bërë për lehtësi për ta nxjerrë atë nga vendi i ngjarjes. Ajo që është fakt është se kemi të bëjmë me një vrasës të vetëm. Është një nga personazhet më të vjetër në qarkullim. Ka qenë aktiv për më shumë se dy dekada. Pas ardhjes së demokracisë, ai është me të kaluar ushtarake. Ka qenë pjesë e FA dhe pastaj është larguar drejt Turqisë. Për herë të parë ka dalë me emrin Fatmir Sofia në vitin 1998. Ka qenë një emër në qarkullim që askush nuk i afrohej. Ka pasur tentativa të mëparshme për ta vrarë. Aftësia e personazhit që ka humbur jetën sot, ka qenë se gjithmonë gjente lidhjet e duhura në radhët e policisë së shtetit. Më shumë spikaste si biznesmen. Sa herë përmendej emri i tij, policia shikonte me dyshim. Prandaj u bë i rëndësishëm. Është një nga njerëzit më të fortë në Shqipëri që nga momenti ku u bë objektiv i disa atentateve të njëpasnjëshme. Ai po përpiqej të siguronte një jetë normale për fëmijët e vet. Ai në botën e krimit është personazhi që fluturon ulët që të mos bëjë shumë zhurmë. Në trafikun e heroinës që vjen nga Afganistani është ndër më të rëndësishmit. Në vitin 1998 është kapur me personazhe shumë të famshëm të Shijakut. Në momentin e parë kur është kapur me një futbollist të Fenerbhaçes”, tha Artan Hoxha.
Behar (Fatmir) Sofia (Seferi), 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e sotëm (ora 09:00). Behar (Sulo) Sofia nga Lapardhaja e Beratit, kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i njohur kryesisht në tregtimin e lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut.
(a.k.dosja.al)