Aktualitet

Vrasja e dy motrave në Tiranë dhe trafikimi i fëmijëve, avokat Cakrani: Po zbardhen episode të ndryshme

Published

on

Avokat Kujtim Cakrani, foli në “Abc-ja e mëngjesit” për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë mbrëmjen e 31 dhjetorit të 2020.

Cakrani tha se për këtë çështje po hetojnë edhe autoritetet në Greqi, pasi u raportua se Ademi kishte lidhje intime me dy motrat e ekzekutuara Zhaneta Metanin dhe Kristina Bardhin, nga motra e dy viktimave u mësua se 59-vjeçari i ka detyruar të lindin fëmijë dhe më pas t’i trafikojnë.

Duke mos dhënë më shumë detaje për të mos dëmtuat hetimet, ai tha se ka episode të ndryshme të cilat po zbardhen, ndërsa do të bëhen publike në një moment tjetër.

“Kjo çështje ka ndodhur para 40 ditëve dhe organi i akuzës e ka regjistruar e ka në hetim, por çështja është shumë komplekse.

Ka episode të ndryshme që po zbardhen dhe ato do të bëhen publike për mediat në një moment tjetër, sepse është e papërshtatshme që sot të nxjerrim prova”, tha ai.

Gjithashtu shteti grek ka filluar procedim penal dhe po kryen verifikime për shitjen e fëmijëve që personi në fjalë ka kryer në shtetin grek.

“Aty flitet për disa fëmijë të shitur, sipas mediave greke tashme fëmijët mund të jenë në një moshë rreth 18-20 vjeç”, u shpreh më tej ai. tpz.al

Exit mobile version