Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Tiranës hedh shortin për gjyqtarin e dosjes, ja kur do të mbahet seanca paraprake

Published

on

Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin për dosjen e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Shqyrtimi i kësaj çështje sipas shortit do të bëhet nga gjyqtari Bedri Qorri.

Seanca paraprake është caktuar të zhvillohet më datë 26 mars, në orën 10:00, ku gjykata do të vendosë nëse do pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për ta kaluar për gjykim këtë dosje.

Mbi ish-efektivin e forcave shqiponja Nevaldo Hadëraj rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Klodian Rasha u vra më datë 8 dhjetor pasi gjendej duke ecur në rrugicën pranë shtëpisë së tij duke shkelur orën policore të vendosur për shkak të pandemisë.

Patrulla që vrau Rashën përbëhej nga dy policë, por ishte Nevaldo Hadëraj që qëlloi me armë duke i shkaktuar vdekjen të riut Klodian Rasha.

Nga hetimet ka rezultuar se Rasha ishte i paarmatosur në momentin që është qëlluar me armë nga polici Nevaldo Hadëraj, ndryshe nga sa pretendoi ky i fundit.

Exit mobile version