Lajme

Vrasje e bujshme në Gjirokastër. Vdes çifti , plagos veten autori

Published

on

Një krim i dyfishtë ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm qytetin e Gjirokastrës.

Dy persona, burrë e grua janë vrarë me armë zjarri nga kushëriri i tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Palorto” të qytetit.  Sipas informacioneve të para të policisë shkak dyshohet një konflikt pronësie me kushëririn e tyre.

Mësohet se viktimat janë Aleko dhe Afërdita Kosta, ndërsa autori është Apostol Kosta, i cili pasi i ka kryer krimin ka qëlluar edhe veten, duke u plagosur.

“Policia mori njoftim se rreth orës 07:25, në lagjen Palorto, Gjirokastër ka patur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanstatuan se shtetasi Apostol Kosta është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasit A.K, 66 vjeç dhe A.K, 49 vjeçe (bashkëshortë). Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit A.K dhe A.K, ndërsa autori ka tentuar të kryej vetvrasje. Ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rënde. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie”, sqaron policia.

Në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Exit mobile version