Aktualitet

Vrasjet në Shqipëri/ Ardi Veliu mbledh krerët e drejtorive kriminale. Ja pesë pikat ku do të fokusohet puna e policisë

Published

on

Lidhur me vrasjet dhe ngjarjet kriminale gjatë muajve të fundit në vendin tonë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbledhur këtë të mërkurë drejtuesit e drejtorive kriminale në vend.

Një nga pikat kryesore të kësaj mbledhje është zbardhja e ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin gjatë këtij viti.

Sipas policisë, në 2021 janë shënuar 37 viktima ku pjesa më e madhe e tyre mbeten ende të pazbardhura.

Qarqet më problematike përsa i përket nivelit të kriminalitetit janë cilësuar Vlora dhe Shkodra.

Pikat kryesore të takimit të strukturave të policisë:

Lokalet që frekuentohen nga personat me precedent kriminal.

Informacionet dhe arrestimet e bëra për personat që lëvizinme armë pa leje.

Situatën e kanabisit në vend, operacionet, gjetjet.

Ku janë hetimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

Operacionet për evidentimin dhe reagimin ndaj ndërtimeve la leje.

Për ngjarjet kriminale si dhe për mundësinë e shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu ka folur dhe kryeministri Rama. Në një deklaratë për mediat ditën e djeshme ai tha se nuk e sheh si mundësi shkarkimin e Veliut dhe tha se puna e policisë nuk matet nga disa ngjarje tragjike.

Exit mobile version