Bota

Vrau nëntë persona me armë zjarri në një shkollë, ja çfarë vendosi gjykata për 19-vjeçarin

Published

on

I dyshuari për vrasjen e disa nxënësve në shkollë në qytetin rus Kazan u akuzua të mërkurën për disa vrasje.

Nëntë persona, duke përfshirë edhe shtatë studentë, humbën jetën nga të shtënat në Shkollën Nr.175 në Republikën e Tatarstanit.

Sulmuesi, i identifikuar si Ilnaz Galyaviyev, 19-vjeç, u vendos në paraburgim për dy muaj.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje në lidhje me arsyen e këtij sulmi, por konfirmuan se ai zotëronte një armë zjarri me leje.

I veshur me rroba të zeza dhe i vendosur brenda një kafazi prej xhami, ai shoqërohej nga disa roje dhe respektonte urdhrat e gjyqtarit për t’u ngritur në këmbë ose për t’u ulur.

Zv/Prokurori i Tatarstanit, Aleksey Zaika u tha gazetarëve pas seancës gjyqësore se kushtet shëndetësore të Galyaviyev nuk ishin pengesë për paraburgimin e tij. Ai gjithashtu shtoi se do të kryhet edhe një vlerësim psikiatrik.

Zëdhënësja e Komitetit Hetues, Svetlana Petrenko tha se i dyshuari për vrasjen e shumëfishtë u ankua vitin e kaluar për dhimbje koke të forta dhe u diagnostikua në një nga klinikat rajonale për një çrregullim mendor. Ajo shtoi se familja e tij vuri në dukje se ai shfaqte shenja agresiviteti që nga fillimi i vitit.

Referuar raportimeve të medias, Galyavieyev u përjashtua nga një shkollë profesionale në muajin prill, pasi nuk ishte paraqitur në klasë për javë të tëra, si dhe kishte munguar në provime.

Funeralët e viktimave u mbajtën të mërkurën, e cila u shënua si një ditë zie në republikën myslimane të Tatarstanit.

Exit mobile version