Uncategorized

Vrau të bijën dhe dhëndrin natën e Vitit të Ri, shqiptari shpallet fajtor

Published

on

Osman Shaptafaj është shpallur fajtor për vrasjen e dyfishtë të vajzës dhe të dhëndrit të tij, në Austali, më 31 dhjetor të 2019.

Ishte mëngjesi i 31 dhjetorit 2019 kur babai shqiptar Osman Shaptafaj, qëlloi për vdekje vajzën e tij 25-vjeçare Lindita Musai dhe dhëndrrin Veton Musai 29 vjeç, të martuar prej një viti.

Vajza e tij Lindita, 25 vjeçe, vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dhëndri Vetoni, vdiq të nesërmen në spital.

Çifti sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër duke festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës, ku pas një sherri mes tyre ai i ka qëlluar të dy e më pas edhe veten.

 

 

Fillimisht Shaptafaj nuk u shpall fajtor, pasi rezultoi me problme mendore, ndërsa tani gjykata ka marrë vendimin ta shpallë fajtor dhe të vuajë dënimin për krimin e rëndë.

Exit mobile version