Aktualitet

Vuçiç poston hartën e Kosovës me flamurin serb: Nuk harrojmë

Published

on

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, së fundmi ka bërë një postim provokues për Kosovën.

Në rrjetet sociale Vuçiç ka postuar hartën e Kosovës por mbi të është ilustruar flamuri i Serbisë ndërsa shkruan se shteti i tij nuk është i dobët.

Sipas Vuçiç, Serbia nuk kërcënon por edhe nuk harron, ndërsa shton se 17 marsi nuk do të përsëritet.

“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 Marsi të ndodhë përsëri.

Ne kujtuam dhe ngulitëm çdo mësim në të cilin ishim humbës, por nuk do të heshtim ndaj viktimave tona. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur dhe ne e quajmë atë me emrin e saj të vërtetë – masakër,”-shkruan Vuçiç.

Më 17 dhe 18 mars të vitit 2004 në Kosovë shpërthyen revolta popullore kundër qeverisjes pro serbe të një segmenti të administratës së UNMIK-ut, i cili kishte lejuar krijimin e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, prej qershorit të vitit 1999.

Exit mobile version