Astrologji

Wauu këtë se dinim….GAFORRJA, AKREPI, PESHQIT: JA PSE KENI MARRËDHËNIE JOFUNKSIONALE

Published

on

I përkisni një shenjë uji ? A jeni një Gaforre, Akrep apo Peshq? A keni një ashendent, Hënë, Mars apo Venus në ndonjë nga këto shenja?

Nëse po, ky artikull do të shpjegojë pse hasni probleme në marrëdhënie dhe cilat janë ato!
• Ndiheni sikur duhet ta mbytni partnerin tuaj me dashuri, dhe sigurisht edhe ai DUHET të bëjë të njëjtën gjë, përndryshe, nuk është dashuri e vërtetë. A duhet t’jua shpjegoj në detaje tani, këtu, apo duke e parë atë të shkruar i bëri gjërat shumë më të qarta? Mënyra se si ju e doni personin tjetër nuk ka të bëjë me mënyrën se si ai është i strukturuar për të dashuruar! Ai mund t’ju adhurojë dhe të ketë një mënyrë tjetër për ta shprehur apo treguar atë!
• E ngarkoni veten me faj, por edhe partnerin, sepse për ju loja e fajit është e njohur dhe e lehtë. Hajde, jo të gjithëve u pëlqen aq sa ju!
• Ju i shprehni ndjenjat tuaja, shpesh në mënyrë intensive dhe… shtytëse. Nuk është keq të shprehesh! Nga ana tjetër, mund të mësoni edhe disa shenja që nuk funksionojnë mirë me vetë-shprehjen. Por sasitë e mëdha të çdo gjëje në këtë jetë nuk janë më të këndshmet.
• Ju jepni shumë nga vetja juaj dhe i jepni pa i dhënë kohë lidhjes dhe shpesh, pa i testuar mirë ujërat. Por edhe kur i keni bërë të gjitha këto dhe jepni ende shumë dhe fondi juaj emocional dhe mendor del minus. Bëhesh e hidhëruar, e zhgënjyer, e zemëruar. Dëshiron të ruash diçka për vete shpirt i dashur?
• Së fundi, ju keni një tendencë për të humbur në marrëdhënie, për t’u shpërbërë, për t’u bërë një me të, duke e lënë personalitetin tuaj të lundrojë diku, ndërsa qartë duhet ta “visheni” GJITHMONË! Atëherë e keni të vështirë të ndaheni nga lidhja (dhe nga personi tjetër), sepse keni harruar se si është të ekzistosh pa të!./lexo.al

Exit mobile version