Bota

Wuhani shpall fitoren/ 100 ditë pas heqjes së izolimit, vendi pret grupin e parë të turistëve

Published

on

100 ditë pas heqjes së izolimit qyteti i Wuhanit  kryeqendër e provincës Hubei në Kinë, ka pritur ditën e sotme pas një kohe të gjatë grupin e parë të turistëve. Wuhani që ishte epiqendra e shpërthimit të COVID-19 në Kinë, është hapur përsëri për turistët.

 

Mediat e huaja bëjne me dije se grupi i parë i përbërë nga 8 turistë, të moshës nga 12 deri në 82 vjeç, erdhi nga provinca fqinje Hunan. Agjencia e udhëtimit angazhoi guidën më të mirë dhe një autobus të sterilizuar për të garantuar sigurinë e tyre dhe për të shënuar një eksperiencë sa më të mirë.

 

Turistët u ulën në autobus vetëm, dhe ishin pajisur me maska ​​dhe dezinfektantë. Në turin e tyre katër ditor, ata do të vizitojnë disa nga aktraksionet më të njohura të tij si Kulla e Verdhë, Rruga Chu Han dhe tregun Hubu Lane.

Exit mobile version