Politike

Xhaferraj: Fermerët, të braktisur dhe të mashtruar nga qeveria në ikje

Published

on

Çështja e fermerëve dhe mos vëmendja e shtetit ndaj tyre, ka qenë në fokus të një deklarate që ka dhënë sot për mediat kryetari i Partisë Demoktarike në Durrës, Ferdinant Xhaferraj.

Ai u shpreh se fermerët e braktisur nërpërkëmbjes dhe braktisjes së qeverisë i janë përgjigjur duke hedhur në rrugë produktet bujqësore dhe duke u larguar masivisht nga Shqipëria.

Sipas Xhaferrajt fermerët janë të mashtruar sepse Rama premtoi katër vite më parë 230 milion $ subvencione për bujqësinë, por subvencione janë dhënë vetëm për oligarkët edhe në fushën e bujqësisë.Xhaferraj kujtoi se mashtrimet dhe abuzimet vashdojnë edhe me mbështetjen për fermerët për dëmtimet nga tërmeti.Sipas Xhaferrajt Partia Demokratike e ka bërë të qartë se në qvereisjen e  PD fermerët nuk do të jenë vetëm.

 

Deklarata e plotë:

 

Fermerët janë të braktisur sepse kudo në të gjithë Shqipërinë kemi parë se vuajnë si mbeshtetjen e investimeve në infrastrukturë, ashtu edhe për të gjetur treg. Nërpërkëmbjes dhe braktisjes së qeverisë i janë përgjigjur duke hedhur në rrugë produktet bujqësore dhe duke u larguar masivisht nga Shqipëria.

Fermerët janë të mashtruar sepse Rama premtoi katër vite më parë 230 milion $ subvencione për bujqësinë, por subvencione janë dhënë vetëm për oligarkët edhe në fushën e bujqësisë.

Mashtrimet dhe abuzimet vashdojnë edhe me mbështetjen për fermerët për dëmtimet nga tërmeti.

Qeveria “Rilindja” nxorri një Akt Normativ Nr.9, datë 16.12.2019 “Për përballimin a pasojave të fatkeqësisë natyrore”. Ky akt normativ u pasua me një Vendim të Komisionit Shtetëror të Rindërtimit, Vendim Nr.40, date 28.07.2020, për ndarjen e fondeve sipas fushave ku edhe bujqësia ishte e përfshire.

Fermerëve ju kërkua dhe aplikuan për dëmet nga tërmeti dhe që në Dhjetor të 2019 janë përgatitur akt-konstatimet. Për më shumë se një vit, fermerëve i është thenë dhe rithënë që do të cdëmtohen, por deri tani nuk kanë marë asgjë. Nuk kanë marrë asgjë sepse duhet të shkojnë tek sekserët e qeverisë për të marrë jo cdëmtime, por thërrime, sepse copën e luanit e duan të babëziturit e qeverisë.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë se me PD në qeverisje jo të gjitha problemet menjehere mund të zgjidhen, por ajo qartazi ka premtuar se asnjëherë fermeret nuk do të jenë vetëm, nuk do të ndjehen të braktisur, në të gjitha problemet që do të ndeshin.

 

Exit mobile version