Connect with us

Showbizz

Xhensila rrëfen periudhën e vështirë pas lindjes: ‘Për 2 muaj frika s’më la ta ndaja me njeri’

Published

on

Duke qenë se tetori i dedikohet ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, personazhe të famshëm të të gjtihave fushave kanë dhënë mesazhin e tyre duke inkurajuar gratë të kontrollohen për të parandaluar këtë sëmundje.

E fundit ishte Xhensila Myrtezaj e cila pak orë më parë, përmes një videoje bëri thirrjen e saj duke ndarë me ndjekësit në Instagram edhe një histori personale. Këngëtarja, rrëfeu se pak kohë pas lindjes së vajzës, vuri re diçka që nuk shkonte me gjoksin e saj dhe dyshimet e para që i lindin lidheshin pikërisht me kancerin e gjirit.

“Dua të rrëfej një histori të vogël dhe dua të them që të gjitha jemi të barabarta në këtë luftë. Askush nuk përjashtohet. Pasi linda vajzën dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies kuptova që kishte diçka që s’shkonte me trupin tim.Për dy muaj rresht e mbajta brenda vetes këtë gjë dhe nuk e ndava me njeri. Një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët, por nga ana tjetër më vriste ndërgjegja sepse po bëja gabim.

Sido që të ishte unë duhet ta merrja vesh dhe nëse kishte diçka që s’shkonte të luftoja. Më vonë i tregova Besit dhe ai menjëherë më dërgoi tek mjeku. Falë Zotit ishin thjesht disa kiste që i dalin nënave pas gjidhënies. E them këtë që pavarësisht frikërave që ne kemi, kontrolli është i nevojshëm. Unë personalisht bëj kontrolle çdo 6 muaj dhe eko gjiri një herë në 2-3 muaj për t’u siguruar që s’ka asgjë që s’shkon.- përfundoi Xhensila.