Aktualitet

Xhixho: LSI propozon politika konkrete, rritje të ekonomisë dhe punësim me paga dinjitoze

Published

on

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho këtë të diel ka vizituar një familje në Sauk, ku thotë se pandemia e Covid-19 e ka rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomike, dhe sipas kryefamiljarit Pjetër Prendi, asnjë institucion nuk i ka hapur dyert.

Kurse Xhixho thotë se LSI-ja propozon masa dhe politika konkrete që do të garantojnë një ekonomi të hapur dhe treg të lirë, rritje të ekonomisë dhe të punësimit me paga dinjitoze.

”Qëllimi ynë është kthimi i ekonomisë në kushtet e tregut të lirë, çlirimi i ekonomisë nga monopolet, dalja nga recesioni ekonomik në të cilin ka rënë prej kohësh vendi, si kusht dhe premisë për punësimin. Së bashku në çdo shtëpi, për të rikthyer shpresën. Me votën e 25 prillit të sjellim ndryshimin për çdo familje dhe për vendin tonë”,-shkruan Xhixho në facebook.

Postimi i plotë

Pjetër Prendi, bashkëshort, baba i pesë fëmijëve, kryefamiljar, i vetëpunësuar në ndërtim përballet përditë me probleme të shumta dhe vështirësi për të përballuar jetesën. Teksa na hapi dyert e shtëpisë së tij e biseduam rreth përditshmërisë, sakrificave për të nxjerrë muajin, ai thotë se pandemia e ka rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomike, pasi në asnjë institucion nuk ka gjetur mbështetje.

Më 25 prill, së bashku, të ndryshojmë me votën tonë këtë mjerim ekonomik, gjendjen e familjes Prendi dhe shumë të tjerave që vuajnë po njësoj. LSI propozon masa dhe politika konkrete që do të garantojnë një ekonomi të hapur dhe treg të lirë, rritje të ekonomisë dhe të punësimit me paga dinjitoze.

Qëllimi ynë është kthimi i ekonomisë në kushtet e tregut të lirë, çlirimi i ekonomisë nga monopolet, dalja nga recesioni ekonomik në të cilin ka rënë prej kohësh vendi, si kusht dhe premisë për punësimin. Së bashku në çdo shtëpi, për të rikthyer shpresën. Me votën e 25 prillit të sjellim ndryshimin për çdo familje dhe për vendin tonë.

Exit mobile version