Showbizz

Yndyrat e larta në gjak, mjekja nutricioniste: Ushqimet që duhet të shmangni

Published

on

Mjekja nutricioniste, Albana Daka ka dhënë ditën e sotme disa këshilla lidhur me yndyrën e lartë në gjak.

E ftuar në emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”, ajo u shpreh ushqimet që duhet të shmangen për luftuar yndyrën në gjak janë mishi i kuq, bulmetrat dhe padyshim alkooli.

Daka rekomandoi përdorimin e perimeve, frutave dhe aktivitetin fizik.

“Ushqimet që japin një efekt për yndyrën në gjak apo konsumimi i alkoolit, pasi ai kur futet në organizëm shndërrohet në yndyrna.

Padyshim ne i konsultojmë që të ulin konsumin në mishin e kuq dhe bulmetrat. Nëse dikur ndodhte që dominonin këto lloj ushqimesh, sot pjata traducionale është e ndarë në katër pjesë me perime, fruta dhe një pjesë kanë edhe bulmetrat sigurisht. Normalisht që edhe ecja ndihmon në uljen e yndyrërave.

Prandaj unë rekomandoj ecjen, pra aktivititin fizik”.

Më tej, mjekja theksoi se moshat më të prekura kryesisht nga yndyrërat në gjak, tek burrat 30-35 vjeç ndërsa te femrat bëhet fjalë për moshën e mesme.

“Kryesisht në moshat e reja për yndyrërat në gjak dominojnë burrat, ndërsat gratë e moshës së mesme mbi 40-vjeç. Burrat fillojnë nga 30-35 vjeç”.

Exit mobile version