
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka marrë rolin e një guide për miqtë e saj të fëmijërisë duke iu treguar Shqipërinë.
Vetë ambasadorja ka publikuar në rrjetet sociale një foto në makinë, ku shfaqet me hartën e Shqipërisë përpara dhe tregon se disa miq të fëmijërisë kanë ardhur për vizitë dhe ajo po i shëtit në vend.
“Disa nga miqtë e mi të fëmijërisë (ne jemi rritur së bashku në Guam) kanë ardhur për vizitë dhe unë po i shëtis përreth… Ata po kapin maninë për Shqipërinë”, shkruan Yuri Kim.