Aktualitet

Yuri Kim pozon para bustit të Ali Pashës: S’mund të rezistoja pa u ndalur në Tepelenë

Published

on

Ambasadorja Yuri Kim është ndalur sot në qytetin e Tepelenës, ku nuk është larguar pa bërë foto para bustit të Ali Pashë Tepelenës.

Në një postim në Instagram, diplomatja e SHBA shprehet se nuk mund të ikte pa ndaluar në këtë qytet gjatë kthimit nga pika kufitare e Kakavijës, ku Kim ishte sot së bashku me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

“Nuk mund t’i rezistoja një ndalese të shpejtë në Tepelena #alipashatepelena . Kur kthehesha për në Tiranë nga #Kakavija, bashkë me Ministrin e Brendshëm@bledarcuci, Amb. Sophia Philippidou & unë theksova mbështetjen për kontroll më të fortë, më të mençur të kufirit që lehtëson tregtinë dhe udhëtimet ndërsa lufton aktivitetin kriminal”, shkruan Yuri Kim.

Exit mobile version