Aktualitet

Yuri Kim takohet me të rinjtë në Kukës: 15 vite bashkëpunim e partneritet i fortë

Published

on

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim gjatë vizitës së saj në Kukës, është ndalur në këndin amerikan për të festuar 15-vjetorin e krijimit të tij.

Ambasada ka njoftuar me anë një statusi në rrjetet sociale se ajo është takuar me të rinjtë që kanë qenë të angazhuar në programin e këshillimit të karrierës.

Postimi i ambasadës së SHBA:

Ambasadorja Kim ishte në Këndin Amerikan Kukes për të festuar 15 vite ndarjeje të kulturës dhe vlerave të SHBA me njerëzit e rajonit të Kukësit përmes programeve dhe burimeve në Këndin tonë.

Ajo u takua me të rinjtë të cilët kanë qenë të angazhuar në mënyrë aktive në programin e këshillimit të karrierës, klubin e shkencave kompjuterike, dhe klubin Girl Up si dhe alumni të tjerë të programeve të Këndit.

Ne i jemi mirënjohës bashkisë së Kukësit për 15 vite bashkëpunim dhe partneritet të fortë, që i ka mundësuar Këndit të luajë një rol kaq të rëndësishëm në jetën e të rinjve në zonë.

Gëzuar 15 vjetorin Këndi Amerikan Kukës!”

Exit mobile version