Aktualitet

Zbardhen përgjimet, si i keqtrajtonin tetë policët qytetarët brenda veturave dhe në stacione

Published

on

Tetë zyrtarë policorë, gjashtë burra dhe dy gra, janë vënë në pranga javën e kaluar, pas një hetimi të fshehtë të IPK-së dhe Prokurorisë që zgjati rreth një vit. Dosja e Prokurorisë që e ka siguruar Express ngarkon policët me vepra të ndryshme penale.

Në një rast, thuhet se një nga policët e arrestuar i ka thënë një të mituri se do të kryejnë marrëdhënie seksuale me të në stacion. Express ju sjell të tjera detaje.

Në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës përmenden edhe katër zyrtarë tjerë policorë që po hetoheshin njëjtë sikurse kolegët e tyre, por të njëjtit nuk janë arrestuar.

Gazeta Express posedon aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, veprat penale për të cilat dyshohen zyrtarët policorë janë: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrimi i ndikimit”, “keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “falsifikimi i dokumentit zyrtar”, “lëndim i lehtë trupor” etj. Në aktvendim vihet re largimi i vepres penale “shitblerja, posedimi dhe shpërndarja e substancave narkotike”, për të cilën ka folur Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, në konferencën e thirrur për këtë rast. Për largimin e së cilës nuk ka kthyer përgjigje prokuroria, gjatë ditës së sotme.

Rastet në të cilat dyshohen se janë implikuar zyrtarët policorë, B.J., V.Sh., V.F., V.B., R.S., M.K., M.G., dhe D.M., janë të ndara që kanë ndodhur kryesisht gjatë vitit 2019.

Çfarë thotë dosja e Prokurorisë për zyrtarët policorë?

“Zyrtarët policorë V.B., dhe R.S., në dhjetorin e vitit 2019 në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, gjatë shoqërimit të të dëmtuarit F.F., e fyejnë rëndë dinjitetin e të njëjtit ashtu që e godasin të njëjtin me boksa dhe e fyejnë me fjalët “kam me ta q…familjen, kam me ta bo ma zi kur të çoj në stacion dhe i dëmtuari dëgjohet duke thënë se ma keni mbushur kokën me gjak” dhe për lëndimet e marra i njëjti posedon edhe raportet mjekësore, ndërsa i pandehuri V.B;., i bën edhe video -incizime me telefonin e tij dhe ua dërgon kolegëve.

Gjithashtu për këtë të fundit, përmendet edhe një rast tjetër, i cili sipas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet se pasi prangos një person i drejtohet me fjalët “ta shk**dhej nanën, ti mangup me u bo a, vagabond”. Po ashtu për të thuhet se në dhjetor të vitit 2019, keqtrajton rëndë dinjitetin e një tjetri, dhe pasi e godet me shuplaka i thotë “gojën ta prishi, krejt brinjët t’i thyej”.

Në shkresat e lëndës është thënë se, V.Sh., B.J., dhe V.Z. se në veturën zyrtare, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, gjatë shoqërimit të dëmtuarit, e frikësojnë dhe fyejnë me fjalët: ”Mshele gojën oj lopë, majmun zdralë. Çiftin tënd duhet me dërgu me elefanta në Afrikë”, duke ushtruar dhunë fizike , duke e goditur me shuplaka e shqelma dhe duke ushtruar dhunë psikike.

Ndërsa në dokument thuhet M.K., dhe E.G., në stacionin e Jugut në Prishtinë, ne janar të vitit 2020 ushtrojnë dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarit, duke i shkaktuar lëndime për të cilat është trajtuar në QKUK.

Ndërkaq, një pjesë flet për dyshimet se dy police gra M.G dhe D.M kanë rrahur, kanë sharë dhe e kanë keqtrajtuar një qytetare.

“M.G., dhe D.M., gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, gjatë shoqërimit të të dëmtuarës e cila kërkon që t’i lirohen prangat sepse po i shkaktonin dhimbje, por M.G., i thotë: “Asnjë zë mos ta ndijë se të kuqi dajak”, ndërsa e dëmtuara i thotë se ka të familjes aty, D.M., i thotë “ çka më han k*** mua për familjen tënde”, sipas prokurorisë e dëmtuara goditet me shuplaka edhe brenda stacionit policor.

Në nëntor të vitit 2019, V.F., të dëmtuarin e mitur gjatë shoqërimit e ngacmon seksualisht edhe me fjalët “kemi me të q***, po të vjen era mut, hajn i k*** që lyp nënën me ja q***, si dhe dëgjohet duke i thënë godite me shuplakë, ma shumë le të kërcet e le të dëgjohet”.

V.Sh., në dhjetor të vitit 2019, bën një bisedë me një person, i cili i tregon se e ka goditur një veturë, ndërsa zyrtari policor i përgjigjet “hajt se e kryej unë këtë punë”.

Zyrtarët policorë B.J dhe M.K., gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kishin pranuar informacion se në lagjen Ulpiana në Prishtinë zhvillohej prostitucion i mbuluar me biznes legal masazhë. I përgjigjen informacionit mirëpo nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare me qëllim që të përfitojnë çfarëqdo dobie për vete ose për personin tjetër duke mos proceduar rastin konfrom legjilacionit në fuqi dhe duke mos i shqiptuar farë tiketë për kundërvajtje ashtu që më pas shoqërohen me vajzën e cila ishte duke punuar në atë lokal, duke e marrë të njejtën me veturë si dhe duke kërkuar shërbime të tjera prej saj.

Zyrtarët policorë B.J., dhe V.Sh., në vitin 2019, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, V.Sh., në mënyrë të drejtpërdrejtë ushtron ndikim te kolegu B.J., ku përme stelefonit i kërkon që një lokali të mos i shqiptohet tiketa për kundërvajtje në vlerë prej 500 euro por t’i ulet në 200 euro.

Zyrtarët policorë V.F, R.S dhe G.RR dyshohen për mospërmbushje të detyrës zyrtare, meqenëse nuk kishin hapur rast për kolegen e tyre me inicialet D.M, e cila kishte shtënë me armë në një rast.

Të pandehurit V.F, R.S dhe G.RR, me dat 01.12.2019, në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, të tipit “Skoda Rapid”, ngjyrë e hirit, e cila është në shfrytëzim të Stacionit Policor Jugu DRP-Prishtinë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare të pandehurit V.F, R.S dhe G.RR, i ishin përgjigjur thirrjes së zyrtares policore D.K, e cila kishte kërkuar asistencë me qëllim të denoncimit të një rasti dhe të pandehurit pasi që kishin arritur në vendin e ngjarjes, bisedojnë me një person të cilit i drejtohen me emrin B…, dhe në bazë të bisedës që zhvillohet dyshohet se personi me emrin B… e kishte sulmuar fizikisht D.M, ndërsa personi në fjalë B… dëgjohet duke thënë që zyrtarja policore D.M kishte shtënë me armë, dhe të njëjtit të pandehurit e lartëcekur në bashkëkryerje, nuk i përmbushin detyrat zyrtare të tyre, ashtu që nuk hapin rast fare por vetëm mundohen t’i qetësojnë D… dhe B…”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Ndërkohë zyrtari policor B.J dyshohet për mbajte të armës në kundërshtim me ligjin.

“I pandehuri B.J, se prej kohës së pa caktuar e deri me datë 05.03.2021, i pandehurit B.J, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë, ka mbajtur në pronësi, kontrollon dhe posedim, armën e tipit “ZAZA MiniCal” 8mm nr.T54251 së bashku me një karikator me gjashtë fishekë, e cila është gjetur nga Inspektorati Policor i Kosovës, gjatë realizimit të planit operativ “Jugu”, përkatësisht gjatë kontrollimit të veturës së tipit “Mercedes Benz E-Class”, që është në shfrytëzim të të pandehurit, në të cilën është gjetur edhe një sprej lot-sjellës”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, që e ka siguruar Gazeta Express.

Gjashtë zyrtarëve policorë burra Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vendosur masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndërsa për dy policet gra është urdhëruar masa e arrestit shtëpiak.tpz

Exit mobile version