Connect with us

Aktualitet

Zbardhet dëshmia e dy efektivëve të cilëve Riljon Lala iu shpëtoi nga duart: Sapo i hoqëm prangat…

Published

on

Pasqyra News  ka siguruar dëshmitë e dy efektivave të policisë, Mynyr Xhelili dhe Mustafa Baci, punonjës të komisariatit nr.1. Xhelili dhe Baci janë dërguar nga SHÇBA-ja për ndjekje penale në prokurorinë e Tiranës menjëherë sapo ngjarja ndodhi. Ata do të përballen me akuzën e abuzimit të detyrës, duke lejuar një person të arrestuar dhe te rrezikshem qe te arratiset

TIRANË– I riu Riljon Lala është ende në arrati që nga 4 janari i këtij viti kur ai u largua në mënyrë spektakolare nga ambientet e komisariatit nr.1 në Tiranë. Në raportimet e para u tha se efektivët u goditën nga i riu e në atë mënyrë ai mundi që të arratisej.

“Ora News” ka siguruar dëshmitë e dy efektivave të policisë, Mynyr Xhelili dhe Mustafa Baci, punonjës të komisariatit nr.1. Xhelili dhe Baci janë dërguar nga SHÇBA-ja për ndjekje penale në prokurorinë e Tiranës menjëherë sapo ngjarja ndodhi.

Në datën 4 janar 2021, kemi marrë detyrën, për të shoqëruar nga ambientet e komisariatit nr.1, në ambientet e gjykatës penale në Tiranë, të arrestuarin Riljon Lala. Përpara se të bënim transportimin, sipas rregullores e kemi shoqëruar këtë person nga dhomat e shoqërimit të komisariatit në dhomën e laborantit, me qëllimin për ti marrë gjurmët e gishtave dhe bërë fotografim. Sapo i kemi hequr prangat me qëllim marrjen e gjurmëve të gishtave, befas ky person na shtyu fuqishëm, njëkohësisht na ka qëlluar dhe me grushta, duke na rrëzuar në tokë” tregojnë dy policët.

Ndaj Riljon Lalës, është nxjerrë masa e arrestit në burg në mungesë për akuzën e “Mbajtjes së armëve dhe municioneve pa lejë”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” kryer me dhunë fizike dhe “Goditjes dhe kundërshtimit me forcë të punonjësit të policisë”. Ndërsa dy efektivët do të përballen me akuzën e abuzimit të detyrës, duke lejuar një person të arrestuar dhe të rrezikshëm që të arratiset