Uncategorized

Zbardhet vendimi: Ja në çfarë ore do mbyllemi nesër

Published

on

Policia po njofton baret dhe restorante për masat e reja anti-Covid.

Burime të Top Channel bëjnë me dije se efektivë të policisë kanë njoftuar baret që të marren masa për mbyllje nga ora 20:00.

Po ashtu, këtë lajm e konfirmon për Top Channel edhe kreu i shoqatës së bareve dhe resotoranteve, Henri Jahaj, se është dhënë një urdhër verbal, që nga nesër baret mbyllen në orën 20:00.

Ne këtë situate te përkeqësuar, Komiteti i ekspertëve mblidhet nesër për të zyrtarizuar masa shtesë, nga ku me gjasa mund të dalë një vendim për forcim të masave kufizuese për shkak se infektimet janë shtuar së tepërmi. Orari i ndalim qarkullimit mund të nisë nga ora 21, 20 ose 18 dhe baret mund të detyrohen që të funksionojnë vetëm në ambiente të hapura.

Masat e tjera ndaluese janë mbyllja e disa shërbimeve, kryesisht bareve në hapësirat e tyre të brendëhme.

Në mbështetje të masave kufizuese sot është shprehur edhe akademia e shkencave. Drejtuesi i saj Skënder Gjinushi bëri kërkesën: Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor. Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë. Kjo sepse zbatohen masa më të buta se në Evropë. Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë 2 javore. Përballimi në pandemi në sa më pak dëme në ekonomi”, tha Gjinushi.

Oponenti më i madh i mbylljes është vetë kryeministri, i cili prej dy ditësh flet për forcim të kontrolleve për zbatimin e kufizimeve aktuale, por në asnjë rast mbyllje totale.

Exit mobile version