Kronikë

Zbulohen 10 vjedhje në zonën e plazhit, arrestohet një person, proçedohen penalisht dy të tjerë

Published

on

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se  zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndodhura në qytetin e Durrësit, kryesisht në zonën e plazhit. Sipas policisë, arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhje të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasin: K. M.,17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Proceduan penalisht në gjendje të lirë (për shkak të moshës), shtetasit A. D., 18 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale”Vjedhja” dhe O. M., 16 vjeç.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. N., 21 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Pas veprimeve hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë dy muajve të fundit në banesat e disa shtetasve, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku kanë vjedhur orendi të ndryshme shtëpiake.

Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur në ambientet e dy shkollave në lagjen nr. 13, Durrës dhe një banke, sende dhe materiale të ndryshme, në mënyrë të përsëritur.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sende dhe materiale të ndryshme të vjedhura nga këta shtetas dhe vijon puna për gjetjen e provave të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Exit mobile version