Aktualitet

Zbulohet identiteti i 25-vjeçarit të plagosur në Durrës, ja kush është autori i dyshuar i ngjarjes

Published

on

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ndërsa i plagosur ka mbetur 25-vjeçari Arbër Tivari.

Policia raportoi se Tivari ka marrë një plagë në dorë pas të shtënave me armë zjarri, por fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes është Ardit Buçpapa dhe dyshohet se shkak për konfliktin që ka pasur me plagosje, të jenë pazaret e drogës mes të rinjve. Kjo pasi, i plagosuri rezulton i skeduar më herët në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Pas plagosjes së 25 vjeçarit, autori i dyshuar Buçpapa është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

Exit mobile version