Lifestyle

Zbuloni arsyet se pse duhet të hani sa më shpesh një vakt me salmon

Published

on

Redukton riskun e vakteve jashtë orarit
Salmoni, përveçse është i shijshëm, ka aftësinë t’ju mbajë të ngopur. Shkak për këtë është profili nutricional i ndërtuar nga proteina të cilësisë së lartë dhe acide yndyrore esenciale që garantojnë ngopje për një kohë të gjatë.
Rrit nivelet e energjisë
Salmoni është një burim i pasur nutrientësh që gjenerojnë energji në nivel fizik dhe mendor. Përmban vitamina B12 dhe hekur të cilat luftojnë lodhjen. Përmban gjithashtu vitamina B1, B3, B5 dhe B6, fondamentale për metabolizmin energjitik. është gjithashtu një burim mineralesh aleate të trurit mes të cilëve fosfori, kalciumi, seleni, zinku, bakri dhe mangani.
Krijon një gjendje të mirë shpirtërore
Salmoni është një aleat i shkëlqyer në rast se doni të ndiheni më të karikuar dhe më të relaksuar që në mëngjes. Përmban aminoacide esenciale mes të cilave, triptofani, pararendës i serotoninës, hormon i lumturisë e cila bashkë me vitaminën D favorizon një gjendje të mirë shpirtërore.
Favorizon përqendrimin
Vakti i mëngjesit me salmon lejon trupin të furnizohet me acide yndyrore Omega 3, EPA dhe DHA, që ushqejnë trurin dhe mbrojnë shëndetin e neuroneve. Gjithashtu, falë të qenit i pasur me fosfor, bakër dhe selen, salmoni mbron nga lodhja mendore
Mbron shëndetin e zemrës
Salmoni, në veçanti ai i egër,është një burim proteinik i pasur me yndyra polinsature, një kategori lipidesh të cilat janë të dobishme për funksionimin e sistemit kardiovaskular. Ulin gjithashtu kolesterolin e keq, i dëmshëm për zemrën dhe qarkullimin e gjakut

Exit mobile version