
Ambasadori Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, u takua sot me koordinatoren politike të PD-së në Kavajë, Grida Duma, ish-deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe kandidate në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një postim të Twitter, Prezenca e OSBE në Tiranë shkruan se “mes të tjerave, ata diskutuan për rëndësinë e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës në aspektin gjinor; për rolin e rëndësishëm të grave në shoqëri e në politikë në shoqëritë bashkëkohore; si edhe për sfidat me të cilat përballen gratë shqiptare në jetën politike të vendit”.
“Nevojitet të bëhet më shumë. Prezenca e OSBE-së përsërit mbështetjen e saj për lista zgjedhore të balancuara nga ana gjinore”, thuhet më tej në mesazhin e OSBE.
Ndërkohë, që Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Christian Steiner, teksa ka shpërndarë në Twitter mesazhet e OSBE, i ka quajtur mesazhe shumë të rëndësishme, ato që janë përcjellë në takimin e Grida Dumës me Ambasadorin Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.