Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi kërkesë ministrisë së Brendshme: Të shtyhet afati për ID që skandojnë

Published

on

Pas presidentit Ilir Meta, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi shkruan në një postim në rrjetet sociale se i ka kërkuar ministrisë së Brendshme, shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik.

“Me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës nga qytetarët, të cilëve në #25Prill2021 u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit biometrik, KQZ i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik. @PuneteBrendshme”– shkruan Celibashi në rrjetet sociale.

Exit mobile version