Connect with us

Uncategorized

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Drejtësi dhe punësim, 14 shkurti do të jetë referendum!

Published

on

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se brezi i ri ka nevojë për jetë të dinjitoze në Kosovë.

Kurti theksoi se, zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë referendum popullor. Ai tha se fushatën e tij mund ta përmbledhe me fjalët “drejtësi” e “punësim”.

“Me dy fjalë mund të përmblidhet kjo fushatë e jona, që po e mbajmë. Na nevojitet drejtësi dhe punësim. Ama jo drejtësi veç në gjykata, por drejtësi në tërë shoqërinë dhe jo punë sa për punësim, por punësim profesional.

Qytetarët tanë, posaçërisht ata të brezit të ri, kanë nevojë për jetë të dinjitetshme në vendin e vet. Prandaj kanë rëndësi këto zgjedhje, andaj 14 shkurti është referendum”, ka thënë shkurt Kurti.