Rajoni

Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç shpall fitoren

Published

on

Në Serbi, sipas rezultateve paraprake, Partia Përparimtare e udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç, shënoi fitore të thellë në zgjedhjet e së dielës, që janë të parat në Evropë që nga mbylljet e shkaktuara nga koronavirusi tre muaj më parë.

Komisioni i Zgjedhjeve tha se sipas rezultateve paraprake kjo parti ka fituar 63,35 për qind të votave. Në vendin e dytë është Partia Socialiste e Serbisë, me 10.67 për qind të votave. Ndërsa në vendin e tretë Aleanca Patriotike serbe e një ish lojtari të vaterpolos, Aleksandër Shapiç, i cili mori rreth 4 për qind të votave.

Presidenti serb shpalli fitoren e tij duke theksuar se ishte “jashtëzakonisht bindëse”.

Por, presidenti serb tha se “sonte kemi fituar besimin e madh të qytetarëve, më i madhi ndonjëherë në Serbi, në kushte kur pak besuan, dhe ne kemi marrë një paralajmërim të madh nga njerëzit se duhet të jemi edhe më të përgjegjshëm dhe të arrijmë rezultatet më të mira të mundshme”, tha ai, duke shprehu bindjen se përqindja e fitores do të jetë më e lartë pas numërimit të votave të hedhura në Kosovë, ku është votuar në komunat me shumicë serbe.

Por një numër i partive të opozitës bojkotuan sondazhin duke thënë se nuk do të ishte i lirë ose i drejtë për shkak të kontrollit të Vuçiqit mbi median.

Exit mobile version