Connect with us

Aktualitet

Zgjedhjet/ SHBA: Do të monitorojmë votimin dhe numërimin, do të jemi aty deri në fund

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar një ditë para zgjedhjeve në Shqipëri, duke theksuar se është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasda e SHBA shkrua se grupet e saj të punës do monitorojnë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Më tej njoftohet se SHBA do të monitorjë derisa e gjithë puna të jetë mbyllur.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer.” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më herët ambasadorja amerikane Yuri Kim ka treguar se në 25 prill do të jetë në terren së bashku me 24 ekipe të ambasadës së SHBA për të monitoruar procesin e votimit.

Ajo tha se në fund do të jetë OSBE/ODIHR që do të japë verdiktin përfundimtar, ndërsa shtoi se udhëheqësit e partive e kuptojnë rëndësinë që kanë këto zgjedhje për të ardhmen e Shqipërisë.

“Ditën e zgjedhjeve do të shkoj në disa nga piikat kyçe. Nuk e kemi bërë planin ende, por nga ambasada e SHBA do të ketë 24 ekipe që do të shpërndahen në të gjithë vendin. Në fund do të mbështetemi te OSBE/ODIHR që në fund do të japë verdiktin për zgjedhjet.” tha disa ditë më parë Kim.