Connect with us

Aktualitet

Zhvati miliona lekë nga të afërmit e pacientëve me Covid, burg për sanitaren Tire Alldervishi

Published

on

Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur të lërë në burg sanitaren e spitalit Covid-2 Shefqet Ndroqi, Tire Alldervishin, e cila akuzohet për mashtrim.

Kjo e fundit u arrestua pak javë më parë pasi u denoncua nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan.

Përmes mashtrimit, 58-vjeçarja Alldervishi duke u hequr si infermiere, iu kishte zhvatur të afërmve të pacientëve me koronavirus miliona lekë.

Ajo iu merrte para të afërmeve për t’iu shpëtuar pacientët nga virusi i rëndë, por që këta të fundit kishin ndërruar jetë.