Aktualitet

Zjarret në Gjormë, Rama: Po shtohen forcat nga toka e ajri, ndërhyrja e helikopterit ka larguar rrezikun e banesave

Published

on

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjete sociale pamje nga operacioni nga toka e ajri, që po zhvillohet në Gjormë të Vlorës.

Kryeministri shkruan, se forcat operacionale po shtohen në këto zona, e deri në këto momente, falë ndërhyrjes së helikopterit, flakët janë larguar nga banesat.

Sipas tij, prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve, të cilët duhet të veprojnë sipas urdhrave të strukturave të Mbrojtjes Civile.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat.

Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhërave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim.

Exit mobile version