Connect with us

Lajme

Zjarri masiv në Kallm, Bashkia e Durrësit: Vijon puna për eleminimin e flakëve

Published

on

Rreth 100 hektarë me pisha e shkurre, janë djegur si pasojë e një zjarri që ka rënë në zonën e Kallmit, në Durrës.  Tre mjete të zjarrfikëses së Durrësit, dy mjete të portit, por dhe një mjet i ardhur nga Shijaku, kanë punuar gjatë gjithë natës në zonë, duke vënë nën kontroll flakët, ndërkohë që puna vazhdon për eleminimin e tyre.  Bashkia e Durrësit, me anë të një statusi të publikuar në faqen e saj zyrtare në “Faceook”, bëri me dije se po punohet për të eleminuar flakët, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së këtij zjarri.

Postimi i plotë:

Gjatë gjithë natës dhe në këto momente 20 zjarrfikës vijojnë punën për të shuar zjarrin që ka përfshirë zonën e Kallmit.

Ky zjarr masiv ka djegur deri tani 100 ha pisha e shkurre ndërkohë që ka qenë një rrezik edhe për disa banesa, por ndërhyrja intensive dhe e guximshme e zjarrfikësve ka bërë tashmë që zjarri të jetë nën kontroll dhe nuk përbën më rrezik për shtepitë e zonës.

Në këtë betejë me flakët, perveç 3 mjeteve zjarrfikëse të Durrësit, janë angazhuar edhe 2 mjetet e portit dhe një nga Shijaku ndërkohë që edhe 20 punonjës të NSHK të bashkisë Durrës u kanë shkuar në ndihmë zjarrfikësve.

Tashmë ka ende disa vatra zjarri aktive që po punohet për t’i eliminuar nga zjarrfikësit e Durrësit dhe ata që u kanë ardhur në ndihmë, pavarësisht terrenit të veshtirë.