
Qindra zjarre të fuqijshëm janë rregjistruar në Kaliforni, duke u dyfishuar në pak orë, duke u bërë më të mëdhatë në historinë e shtetit amerikan. Gjashtë raste vdekje janë rregjistruar dhe 175,000 banorë janë të detyruar të largohen. Guvernatori i Kalifornisë po kërkon ndihmë shtetërore dhe federale dhe i është drejtuar Kanadasë dhe Australis për ndihmë. Më shumë se 500 shtëpi dhe ndërtesa janë shkatërruar. Zyrtarët thonë se zjarret u ndezën nga stuhitë e thata të rrufeve – më e keqja në gati dy dekada – gjatë një valë të nxehtë historike, që ka prekur vendin.