Uncategorized

Zjarri në Kalimash drejt shuarjes, aktive vetëm dy vatra

Published

on

Vatra e madhe e zjarrit mbi tunelin e Kalimashit është e izoluar dhe drejt shuarjes. Abcnews.al mëson se kanë mbetur dy vatra aktive. Njëra ne Leproj tek Maja e Rrunës, ndërsa tjetra në Thirrë të Fanit ku rrezikohen dy banesa. Zjarri në këtë zonë favorizohet edhe nga erërat.

Po punohet nga grupet operacionale të përbashkëta të Shqipërisë dhe Kosovës. Bëhet me dije se grupet janë planifikuar për të punuar edhe gjatë natës për t’i vendosur flakët nën kontroll. Sakaq, në Majën e Rrunës për shkak të terrenit të vështirë, mund të vihet nën kontroll dhe të izolohet vetëm nga ajri.

Exit mobile version