Connect with us

Sport

Gati për në 15 Qershor, vijojnë punimet në Stadiumi San Nicola në Bari

Published

on

Stadiumi “San Nicola” po  bëhet më i bukur çdo ditë, por mbi të gjitha e kuqja dhe e bardha po bihen më shumë në pah. Kështu është shprehur në mediat sociale Këshilltari për Sport i Bashkisë së Barit, Pietro Petruzzelli.  “Puna për të zëvendësuar afërsisht 7,000 vende në stendën e sipërme të stadiumit vazhdon. Këto janë vepra të paguara nga administrata bashkiake- kujton Petruzzelli – që ne po kryejmë për t’iu përmbajtur rregullave të Federatës,  të cilat na detyrojnë të kemi vende me një mbështetëse të paktën 30 centimetra të lartë “.

Vijon puna për stolat e stadiumit, por edhe për pastrimin në total. “Ekziston një ekip që po pastron stendat me një paisje nën presion – shpjegon komisioneri -. Nuk kishte ndodhur për 30 vjet. Ekziston një ekip tjetër që po punon për avaritë e tjera që kishte në mjediset e stadiumit. Hapi tjetër do të jetë ngjyrosja e hapësirave për të ecur, ku puna për ndarjen e  vendeve ka përfunduar: e verdha do të zhduket dhe do të zëvendësohet nga një ngjyrë gri. Qëllimi është që të përfundojmë me punët kryesore deri më 15 qershor ” tha Petruceli