Connect with us

Uncategorized

Krimi dhe demokracia. Nga Flamur TAJARI

Published

on

Parlamenti  shqiptare votoi imunitetin e deputetit Saimir Tahiri, ish M.B.

Maxhoranca qe ka shumicen ne parlament, e mbron edhe pse provat qe e implikojne ish minstrin me afera droge tashme vijne nga nje shtet tjeter.

Lidhjet e politikes me afera droge jane te kahershme kujtojme Lazaratin, avjonin e Divjakes etj.

Dhe cfardo qe ndodhe harrohet me kohen duke i lene vendin skandalit te rradhes.

Keto jane veprime mafjoze te rrangut te larte qe veprojne te mbrojtura nga pushteti.

 

Historiku i mafjes tregon se u krijua ne jug te Italise rreth 200 vjet me pare. Ndersa mafja shqiptare eshte krijuar 73 vjet me pare kur pushtetin e mori klani i kuq.

Qe ne fillimet e saj ajo grabiti arin, rrembeu pronen, torturoi, burgosi edhe ekzekutoi me mijra e mijra njerez.

Per 45 vjet ushtroi nje pushtet te hekurt duke shfrytezuar skllaverisht te gjithe popullaten.

 

E detyruar nga rrethanat nderkombetare ndryshoi sistemin ne pluripartitizem dhe ne krye e berthame te ktyre partive vendosi ATA qe trasheguan dhe percollen kodin e vjeter tashme te moderuar por qe ruan thelbin.

Demokracia ne shqiperi u prit si riardhja e Mesias ne toke por pseudodemokratet qeverises veshen dorashkat, vune maskat dhe…

-Se pari u gjakose Shkodra ( 2 Prill ) per te cimentuar pushtetin.

-Prona ju dha jo te zotit por te fortit.

-U shkatrruan rreth 500 uzina, fabrika e kombinate.

-U rrenua bujqesia dhe blegtoria.

Shqiperia u kthye ne toke te djegur qe i detyroi shqiptaret te kerkonin jashte mundesi jetese.

Ne jemi nje popull vitale qe nuk na kane asimiluar furtunat nder shekuj.

Me mundim e sakrifica nisi rimekembja e individit por qe ne vitin 97 pesoi nje grabitje masive e cila shkaktoi revolta popullore qe u perballen me krimin shteteror dhe krimin e rruges.

 

Qeverisjet post-diktatur kane prodhuar krim ku mund te permendim.

-Vrasja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha sepse u be deshmitare okular i takimit sekret Miloshevic-Berisha.

-Vrasja e deputetit Xhindi (pa autore)

-Vrasja e punojsit te SHIK me leva se po ndiqte nga Durrsi tregtin e fshehte te armeve (pa autore)

-Vrasja e gjykatesit Konomi (pa autore)

-Vrasja e bankierit Santo (pa autore)

-21 te vraret e Gerdecit.

-Vrasja e 21 Janarit ne mes te bulevardit.

 

Qeverisjet e deri tanishme kane treguar se jane edhe antikombetare, kujtojme ketu.

-Marveshjen e dhurimit te 250km katrore det Greqise.

-Thyerja e Embargos nderkombetare ne favor te regjimit diktatorial te Miloshevicit.

 

Ne cdo vend te botes qeverit votohen per te ngritur mirqenien dhe zhvillimin ndersa ne shqiperi veprohet ndryshe. Pas mbarimit te mandateve largohen duke e varferuar me shume shtetin dhe qytetarin.

Papergjegjshmeria e ketyre veprimeve eshte e konsoliduar ne rrotacionin mafjoz

-marre pushtetin nuk te ngase – bej cte dua mos me ngacmo.

Faturat e ketyre veprimeve do ti gjeni tek rendimi i ekonomis dhe pasiguria e jeteses te ligjeruara nga heshtja jote qytetar.

Ne asnje vend te botes nuk mundet te vidhet keshtu si

-Vjedhja e floririt ne Krrabe.

-Vjedhja e thesarit te shtetit.

-Vjedhje nepermjet korrupsionit dhe pervetsimit nga tenderat e tjere.

 

Ngritja e zerit kunder ketyre fenomeneve eshte domosdoshmeri qe tregon pergjegjsi qytetare dhe nevoje per zgjidhje.

Keta qe qeverisin per 27 vjet nuk jane te paprekshem por heshtja ndaj veprimeve te tyre i ka bere ata me arrogant, me brutal, me te pangopur e me trima dhe sot nese protestohet me pjese ata e kane te lehte qe te perndjekin e percajne.

Shikoni pak ish te burgosurit politik qe u dhunuan kur tentuan te ngrinin cadren per te bere greven e urise per moszbatim ligji me 12 Tetor 2017.

Ne tetor 2012 kemi pare greven simbol qe kulmoj me aktin e heroit Lirak Bejko.

Protesta e te burgosurve politik vazhdoi edhe pas greves se urise 2012. Pamjet qe shfaqeshin edhe ne TV te cilat tregonin perndjekjen dhe ndalimet ne stacionet e policise te Skender Tufes me shoke jane ne kujtesen e shume njerzve e aq me teper ne syte tane qe i kemi ndjekur e publikuar.

Perndjekja e ketij grupi nuk ndaloi edhe pas kerkesave te bera nga avokati i popullit.

Sigurisht qe edhe sot nese Skender Tufa do te ishte ketu e do te merej me organizimin e greves do te perndiqej ndoshta me keq sesa ne vitin 2012 dhe familja e tij do te jetonte me ankthin dhe perndjekjet e atyre viteve.

 

Por keto veprime ndodhin kur jetojme me friken e dhunes dhe nuk bashkohemi te gjithe kunder se keqes por presim rradhen e perndjekjes.

Te gjithe jemi koshient per keqqeverisjet e deri tanishme si dhe per papergjegjshmerine dhe lidhjen e klases politike me te shkuaren.

Athere le te ngrihemi e ta shkulim ate sic beri Ukraina.