HOROSKOPI
Shenja më e pastër e Zodiakut, ajo që nuk është aspak xheloze, dhe mbi të gjitha Artiste!
Published
5 years agoon
By
adminNёse ju kujdeseni pёr tё me dashuri dhe butёsi, ai/ ajo do t’ju shpёrblejё me fat tё papritur dhe shumё tё madh.
Pas kësaj, ёshtё rradha juaj. Mos kini frikë të hidheni! Uji ёshtё i mrekullueshёm!
Notoni bashkë me ta, sepse janë shenja e zemrës së pastër, ku nuk do të gjeni asnjë grimcë lakmie.
SI TË NJOHIM PESHQIT
Nëse ju ndodh tё shikoni njё person tё shenjёs Peshqit, prapa sportelit tё njё banke apo ulur në tavolinën e presidentit të kompanisё, ju do të jeni duke parë një lloj të rrallë Peshku.
Shumë pak nga këta njerëz mund të qëndrojnë tё mbyllur për njё kohë të gjatë në një vend.
Ju do të keni fat më të mirё, në qoftë se ju vizitoni një galeri arti, shkoni nё një manastir apo kishё, merrni pjesë në një koncert ose festoni nё lokale nate.
Apo ju mund të merrni pjesё nё një nga takimet e Lidhjes sё Shkrimtarёve, apo tё shkoni nё prapaskenёn e njё shfaqjeje dramatike, ose tё provoni tё merrni rreze dielli nё njё jaht apo anije.
Shanset janë që ju do të shihni dhe takoni shumё prej tyre qё enden nё njё nga kёto rrjedha jete.
Sa mё kreative dhe artistike ambientet, aq mё shumё persona tё shenjёs sё Peshqve do tё gjeni.
Ka shumё pak ambicie, te njerëzit e udhёhequr nga Neptuni.
Shumica e tyre nuk do të interesohen aspak pёr pushtet, lidership apo pasuri.
Pak njerëz Peshqit arrijnё tё grumbullojnё tё holla gjatё jetёs, vetёm nё rastet kur trashegojnё ose u dhurohen nga familjarёt.
Pёr dijeni tuaj, ata nuk kanё asnjё gjё kundra parave.
Ata do të pranojnë me kënaqësi çdo monedhё të vjetёr që ju nuk e pёrdorni.
Por ata janë më të vetëdijshëm se shumica prej nesh, pёr vlerat e përkohshme tё parave.
Kush e ka thёnё shprehjen: “Unë nuk dua të jem një milioner -unë vetëm dua të jetoj si një i tillё” është nё të vërtetë duke reflektuar filozofinë e Peshqve.
Zemra tipike e Neptunit është e pastёr nga lakmia, atu nuk do gjeni asnjё grimcё tё saj.
Ka një mungesë të intensitetit, gati një pakujdesi për tё nesërmen.
Ka gjithashtu një njohuri intuitive pёr tё djeshmen dhe një tolerancë të butë ndaj tё sotmes.
Nuk është e lehtë për njeriun e shenjёs sё Peshqve apo pёr peshkun real, qё tё luftojё pёr tё notuar kundra rrjedhёs.
Ёshtё mё e lehtё pёr tё, qё tё shkojё sipas rrjedhёs, kudo qё e çon ajo.
Por pёr tё notuar kundra rrjedhёs sё ujit dhe jetёs, ёshtё njё sfidё – kjo ёshtё sfida mё e madhe e tyre dhe e vetmja mёnyrё qё ai tё gjejё paqen dhe lumturinë e vërtetë.
Tё marrin rrugën e lehtë, është një kurth për ata që kanë lindur në këtë shenjë Dielli, një karrem i stolisur që i tёrheq ata, ndërsa fsheh grepin e rrezikshёm-një jetë tё humbur.
Ju do të impresionoheni nga mёnyrat e sjelljes gjithё sharm dhe natyra e mirё, pak dembele e tij.
Ai/ajo është indiferent për shumicën e kufizimeve, pёr aq kohё sa nuk i keni marrё lirinё pёr tё ёndёrruar dhe pёr tё ndier rrugёn qё pёrshkon drejt jetёs.
Peshku është akoma mё shumё indiferent ndaj fyerjeve, armiqësive dhe mendimeve tё xhindosura tё njerëzve të tjerë.
Shumë pak nga kёto, do ta nxisnin atё nё reagime apo veprime të dhunshme.
Sigurisht, njerёzit e kёsaj shenje nuk janё plotësisht tё butë. Edhe ata kanё temperamentin e tyre.
Kur Peshku ngjallet me nё fund, ai/ajo mund tё jetё sarkastik, me njё gjuhё djegёse dhe tё zgjuar.
Pёr tё bёrё njё Peshk tё shfaqё temperamentin e vet, ёshtё njёsoj si tё hidhni guralecё nё njё liqen, me sipёrfaqe te qetё, si pasqyrё.
Ju do tё krijoni disa rrathё tё vegjёl nё ujё, por shumё shpejt siperfaqja e ujit do tё bёhet si pasqyrё pёrsёri.
Ju mund të keni lexuar se simboli i shenjёs sё Peshqve, i formuar nga dy peshq qё notojnё në drejtim të kundërt, tregon se Neptuni ёshtё i ndarё nё dy pjesё, nga dëshirat e dyfishta.
Nё tё vёrtetё, nuk ёshtё kёshtu.
Dëshirat e dyfishta i përkasin Binjakëve.
Dy peshqit në drejtime të kundёrt, simbolizojnë zgjedhjen qё u ёshtё dhënë Peshqve: për të notuar lart, apo për të notuar në fund dhe nuk arrijnë t’i realizojnё qëllimet e tyre.
Peshqit duhet tё mёsojnё se ata janё kёtu, për t’i shërbyer njerëzimit në një farë mënyre dhe t’i qёndrojё larg pasurive tё kësaj bote.
Gjeniu Ajshtajn i shenjёs sё Peshqve, i cili notoi kundra rrymёs, krijoi njё botё krejt tё re tё kohёs relative.
Peshqit që notojnë në drejtim të rrymës, shërbejnё pёr tё larë enët apo pёr tё hequr borën.
Zgjedhja është gjithmonë aty, sepse talenti nuk mungon asnjёherё, por peshku, me sytë që shohin në mënyrë të qartë në të dy anët, ndonjëherë e ka të vështirë tё shohё pёrpara.
Peshqit shpeshherё tёrhiqen – ose nga lartësitë sublime tё një jetë të pёrkushtuar profesionale, ose nga emocionet artificiale dhe fallco.
Edhe pse Peshqit, zbrapsen nga konkurrenca, tërheqja e fortë e Neptunit, i drejton shumë prej tyre, edhe ashtu të trembur, drejt profesionit tё ndritshёm tё aktorit, ku ata mund të përdorin kompetencat e tyre të pabesueshme interpretuese, tё shfaqjes sё emocioneve tё panumёrta.
Pavarёsisht ndrojtjes sё tyre tё lindur, ata shpesh bëhen disa nga interpretuesit mё tё mirë në teatër.
Por vetëm nëse ata luftojnë antipatinё qё kanё ndaj punëve tё lodhshme dhe provave rraskapitëse, si dhe mёrzitjen e viteve tё zymta, por tё nevojshme tё përvojës.
Tё mёsuarit përmendësh është rrallë një problem pёr ta.
Kujtesa e Peshqve është legjendare, edhe pse me një prekje tё Hënës ose Merkurit, ata mund të harrojnë edhe numrat e tyre të telefonit.
Për çdo person tё shenjёs sё Peshqve, nga peshkatari në skelë, deri te infermierja në spitalin e fëmijëve, jeta nё vetvete, është një fazë e madhe.
Në syrin reflektues tё Peshkut, e gjithë skena është e pakapshme dhe e rrufeshme.
Duke e ditur këtë, njerёzit e udhёhequr nga planeti i Neptunit, pranojnë shumicёn e stuhive tё jetёs, me qetёsinё mё tё madhe.
Dëshpërim, megjithatë, është gjithmonë njё kёrcёnim pёr ti çuar poshtё dhe pёr tё sjellё ëndrrat e çuditshme apo mankthet e pazakonta, të cilat shpesh janë të parandiera.
Kur Peshqit kanё njё parandjenjё se diçka do të ndodhë, ajo zakonisht ndodh.
Nëse ai ju thotё qё mos tё hypni nё atё avion apo nё atё makinë, do tё ishte mё mirё qё tё planifikonit njё mёnyrё tjetёr transporti.
Astrologët që flasin për një shpirt të vjetër, i referohen një shpirti, i cili ka kaluar nëpër shumë jetë, duke ruajtur urtësinë e secilёs prej tyre.
Shpesh ata i referohen Peshqve, sepse një jetë si peshk është ose detyrimi më të vështirë qё një njeri mund të zgjedhё- ose një shans për të arritur përmbushjen e përsosur.
Ndërsa Dashi përfaqëson lindjen në zodiak, Peshqit përfaqësojnё vdekjen dhe përjetësinë.
Peshqit janё shenja e dymbëdhjetë e zodiakut, një pёrbёrje e të gjitha atyre qё kanё qenё mё parё dhe natyra e tij është një përzierje e të gjitha shenjave të tjera.
Kjo ёshtё shumё pёr t’u pёrballuar.
Peshqit mbajnё brenda vetes edhe dёshirёn pёr debat qё kanё të gjitha shenjat e ajrit, dashurinë për natyrën, të gjitha shenjave të tokës dhe aspiratat e zjarrta të të gjitha shenjave tё zjarrit.
Por ai nuk është as i ngurtё, as kardinal.
Peshku është i ndryshueshёm gjithmonë – në këtë drejtim ai është i panegociueshёm.
E vetmja cilёsi qё e dallon atё nga shenjat e tjera, është fuqia e tij e çuditshme për të dalë jashtë vetes dhe të shohё veten e tij dje, sot dhe nesër si njё tё vetme.
Dashurinё pёr muzikën dhe artin dhe shqisat e tij shumë të zhvilluara, si dhe shkathtësinё, ai i detyrohet shenjave të tjera, por dituria e tij e thellë dhe dhembshuria i përkasin vetëm atij, tё përzgjedhura nga njohuritë e kombinuara tё çdo përvoje njerëzore.
Njerёzit e shenjёs sё Peshqve, priren të mendojnë se ata mund të jetojnë përgjithmonë dhe ata shpesh veprojnë sikur ta besojnё kёtё verbёrisht.
Peshqit tipik, zakonisht nuk kujdesen shumё pёr veten e vet.
Shanset janë që ai tё harxhojё shumicën e energjisë së tij (dhe nuk ka shumë për të shpenzuar) duke ndihmuar të afërmit në vështirësi, ose duke u marrë me problemet e miqve.
Kёto probleme mund tё jenё emocionale apo financiare, por gjithashtu ato mund tё jenё një shterim serioz pёr shëndetin e Peshqve, i cili rrallë ёshtё aq i fuqishёm, sa t’i pёrballojё ato.
Peshku duhet të ruajё energjinë e tij dhe të mos bie pre e lodhjes, vёshtirёsive dhe emergjencave të njerëzve të tjerë.
Tё dobёt kur janё foshnje, rrallë tё fuqishёm kur janё fëmijë (nëse nuk ka një ndikim të fortë nga planeti Mars, në tabelën e lindjes), njerëzit e shenjёs sё Peshqve, duket se kanë metabolizёm tё ngadalshëm, e cila është arsyeja pse ata shpesh zgjohen me sy tё pёrgjumur dhe tё lodhur.
Zakonet e kёqija tё tё ngrёnit, mund të sjellin probleme me mëlçinё dhe funksionet e zorrёve, si dhe probleme me tretjen e ushqimit.
Megjithatë, ata kanë një rezistencë të fshehur tё brendshme dhe një nga sfidat më të mёdha tё Neptunit, është të zbulojё këtë forcë latente dhe ta nxjerrё nё pah.
Peshqit kanё aftёsinё tё hipnotizojnё veten dhe tё tjerёt, pёr pothuajse çdo gjё qё ata zgjedhin, duke përfshirë edhe frikёn nga qentё, minjtё, lartësitë, metrotё, ashensorët dhe turmat me njerёz.
Humori është një nga armët e tyre të fshehta.
Peshqit zbardhin dhëmbët, për të mbuluar lotёt e paderdhur.
Ata janë mjeshtra të satirës dhe ju mund të strukeni, nga një vërejtje e shkёlqyer rastësore, pa qenё nё gjendje t’i pёrcaktoni kuptimin e saktë ose qëllimin.
Gjithsesi, ju do ta keni atё ndjesinё e pakëndshme pёr njё farё kohe.
Ai mund t’i bёjё vёrejtjet pikante sa hap e mbyll sytё dhe tё ndryshojё temё me shpejtёsi, saqe ju nuk mund tё arrini t’i kundёrpёrgjigjeni.
Ai është një shakaxhi i shkëlqyer, brilant pёr tё bёrё tё tjerёt tё qeshin me ato qё thotё, ndёrkohё qё vetё mban nё fytyrёn e tij shprehёse, njё pamje të pikëllueshme.
Ai mund të kalojё me lehtёsi, nga shakatё trashanike, nё ato tё sofistikuara.
Ndonjëherë humori i tij ёshtё i ngrohtë dhe i pastër, ndonjëherë është i ftohtë dhe i pamëshirshëm, por kjo është gjithmonë një mbulesë për një tjetër emocion, qё personi i shenjёs sё Peshqve, dëshiron tё fshehё.
Peshqit e pёrdorin tё qeshurёn, si një maskë dhe kjo maskё i fsheh ata shumё mirë.
Ata kanё njё ndjenjë tё madhe keqardhjeje dhe një dëshirë për të ndihmuar të sëmurët dhe të pafuqishmit.
Peshqit mund të ndajnë dhembshuri për të sëmurët me Virgjëreshёn, por ai shkon njё hap mё tej, duke u pёrpjekur tё kuptojё zemrat e lёnduara dhe tё vetmuara, dёshtimet dhe pamundёsitё, pa marrë parasysh sa i paparanueshёm apo sa i refuzuar mund tё jetё ky individ nga shoqëria.
Peshku i butë, do të ngushëllojë ata, që Virgjëresha mendon se janë të dobёt me zgjedhjen e tyre, prandaj nuk meritojnё mbёshtetje.
Nëse keni nevojë për tё holla, pёr njё borxh tё vogёl ose tё madh, ose vetëm pёr një inkurajim të vogël që askush tjetër nuk jua jep, shkoni te Peshqit.
Ju nuk do të dёgjoni nga ai asnjë ligjërata apo leksion morali dhe nuk dotё merrni asnjё shikim prej superioriteti.
Ai nuk gjykon asnjë njeri – qoftё ky hajdut, vrasës, i droguar, mëkatar, shenjt, hipokrit apo gënjeshtar.
Në qoftë se ai është një Neptun tipik, mungesa e lakmisё, epshit, zilisё dhe xhelozisё, nuk do të sjellë asnjë kritikё tё mbushur me zemërim.
Të kuptuarit e tij ёshtё shumё i thellё, sёbashku me çfarëdo ndihme praktike, qё ai është në gjendje të ofrojë.
Ai e kupton çdo ves dhe virtyt dhe ai e njeh çdo kurth.
Shumë Peshq, për këtë arsye, veshin rrobat e priftit apo murgu dhe e kalojnё jetën e tyre në lutje ose meditime.
Instinkti i tij i parë është për të ndihmuar njerёzit.
Ka njerëz tё shenjёs sё Peshqve, të cilët janë të rrёmbyer dhe tё ashpër, por kjo është vetëm një mburojё e brishtë, e veshur për mbrojtje.
Peshku shpejt mëson sesa i pambrojtur ёshtё ai.
Bota nuk është ende e sintonizuar me valёt e ndjeshme tё Peshqve, prandaj për të shmangur talljet (si dhe për të shmangur marrjen e qindёrkasёs sё fundit qё i ndodhet nё xhep), ai nganjëherë sajon maskёn e indiferencës.
Imponimet e atyre që duan ta marrin nёpёr kёmbё, e detyrojnё Peshkun, për ta fshehur shpirtin e tij të vërtetë.
Duke qenё se, thellësia e ujërave të Neptunit e bёn atë të pёrthithё, çdo dhimbje dhe gëzim si të ishin të tijat, është pak e çuditshme, kur shumë Peshq, bёjnё sikur nuk janё tё interesuar tё dëgjojnё tregime tё trishtuara.
Por mos harroni se ata vetёm sap o shtiren. Nëse ju ka refuzuar një herë, provoni pёr herё tё dytё dhe Peshku i vërtetë do tё dalё nё sipërfaqe.
Imagjinata e lavdishme e Peshqve, humori i tyre i mrekullueshëm dhe ndjenja oqeanike e bukurisë, mund të krijojë prozën dhe poezinё më delikate, por përjetësisht të qëndrueshme.
Në të vërtetë, bota nuk mund të bëjë pa përpjekjet e tyre artistike dhe dhembshuria e tyre të butë.
Ajo do të ndalojё sё rrotulluari.
Ju shpesh do të gjeni persona tё shenjёs sё Peshqve, që i varrosën ëndrrat e tyre personale, për të ndriçuar, qoshet e errёta tё jetёs së të afërmve dhe miqve, ose për të sjellë dhuratën e lotёve dhe të qeshurave për publikun nё sallё.
Megjithatë Neptuni është një planet çorientues, i aftë për të sjellё nё jetё natyra, që vёrviten në dy drejtime në të njëjtën kohë, duke shtrembëruar të vërtetën; një ndikim ky, që shpesh i bёn Peshqit tё fshehin emocionet e vёrteta.
Duke qёndruar diku mes ujërave të heshtura tё detit, nё thellёsi dhe ujrave tё sipёrfaqes, ku pasyrohen yjet dhe retё, Peshku e jeton jetёn e tij i vetmuar,duke i kuptuar gjёrat aq thellё, sa nuk shprehen me fjalё.
Ata që e duan atë si mik, ata që e dashurojnё atё, duhet të përdorin imagjinatën e tyre, pёr tё kapur aeroplanin e çuditshёm, tё mendjes dhe emocioneve së tij.
Dy shenjat e tjera tё ujit, Akrepi dhe Gaforrja, simbolizohen nga krijesa qё i pёrkasin edhe tokёs, edhe ujit; pra janё amfibe dhe fleksible, ndёrkohё qё Peshku nuk mund tё marrё frymё jashtё ujit.
Ai duhet të jetojë në ujin e ftohtë dhe tё gjelbër, diku me baltë, gjithmonë në lëvizje.
Peshqit përfaqësohen, jo nga hekuri apo merkuri, ose ari dhe plumbi, por nga vibracionet e metaleve tё papërcaktuara, një jehonë joreale dhe iluzionare.
Ai e sheh reflektimin e tij në tre dimensione; në gurin e çmuar ngjyrё vjollcё tё ametistit (Ametist simbolizon devotshmërinё, përulësinё, sinqeritetin dhe urtësinё shpirtërore), nё gurin smerald dhe nё lulet e tij të tabelёs sё lindjes, qё janё zambaku i ujit dhe lotuset.
Lulet e tyre janë si njё trëndafil i bardhë dhe delikat, por pёrbёhen nga fibra të fortë, të ashpër dhe të pathyeshëm, përveç nëse ndodhen shumё lart rrёnjёs.
Pak mund tё ndjekin Peshqit dhe tё shqyrtojnё natyrёn e Neptunit, qoftё kur ai noton nё drejtim tё rrymёs, si njё tjёtёr Peshk nё turmёn e madhe tё Peshqve tё harruar- ose kur noton kundra rrymёs, pёr tё gjetur paqe nё ujrat e pastёr.
Ai është më i fortë se ai mendon dhe më i mençur se ai e kujton, por Neptuni e ruan këtë sekret, deri sa ai ta zbulojё atë vetё.